Listojnë prioritetet e tyre, qytetarët presin shumë nga qeveria Kurti

kosova 1100x620

Qytetarët e Kosovës presin shumë nga qeveria e sapoformuar e drejtuar nga kryeministri, Albin Kurti.

Mes prioriteteve kryesore të rreshtuara nga kryeqytetasit ishin rritja e mirëqënies, luftimi i pandemisë dhe zhvillimi ekonomik.

“Suksesi i tyre është e mira e popullit. Pandemia duhet të jetë prioritet, i vetmi vend që nuk kemi vaksina edhe nën dy është ekonomia. Pa ekonomi nuk ka as shëndet, as mbrojtje sociale e as zhvillim ekonomik”, shprehet Bajram Bekolli, banor i Prishtinës.

 “Unë pres prej kësaj qeverie, se kjo ka fituar përvojë prej qeverive të kaluara, pres një ndryshim shumë të madh edhe besoj që rinia gjithmonë ka qenë dhe do jetë gjithmonë e suksesshme”, shprehet Sokol Kaqkini, banor i Prishtinës.