Mosrimbursimi i TVSH, vonesa krijon kosto të mëdha për biznesin

Rimbursimi i TVSH-së për bizneset, edhe pse një detyrim ligjor, vonohet qëllimisht nga qeveria për të kompensuar të ardhurat në buxhet. Një praktikë e njohur, sipas ekspertit kontabël Bujar Bendo.

Është praktikë e njohur dhe rishfaqet herë pas here sepse nuk kemi të bëjmë me  pengesa të natyrës ligjore, por me burokraci dhe mungesë të ardhurash në buxhetin e shtetit. Ishte një gjë që mund të bëhej pa kosto”, thotë Bendo.  

Të gjitha këto vonesa dhe shtyrje, sipas Bendos, krijojnë një kosto të pallogaritshme për biznesin, veçanërisht në kohë krize si kjo që po kalojmë.

Sipas tij, “në një situatë pandemie, të kesh edhe një kosto tjetër mund të sjellë probleme të pallogaritshme”.

Mosrimbursimi në kohë i TVSH-së krijon një zinxhir problemesh sidomos për ndërmarrjet eksportuese si fasonët, që duhet të kenë likuiditet për të përballuar, si koston e lartë të krahut të punës, ashtu edhe materialet porositëse.

Qeveria duke mos iu rimbursuar TVSH e vendos në vështirësi financiare biznesin, i cili duhet të respektojë kontratat me partnerët e huaj.