Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Një nga anijet më të mëdha në botë bllokon kanalin e Suezit, rrezikohet katastrofë në ushqim dhe vonesa në vaksina

Nga A2 CNN
24 Mars 2021, 12:18 | Bota

Një nga anijet më të mëdha në botë ka bllokuar kanalin e Suezit, duke rrezikuar të shkaktojë vonesa që mund të sjellin katastrofa në ushqim, por edhe në transportin e vaksinave.

Anija e transportit, MV Ever Given, e cila është e gjatë 400 metra dhe gjerësi 53 metra, ka një ngarkesë 200 mijë tonë.

Anija mbeti e bllokuar në kanalin e Suezit në Egjipt rreth orës 07:40 të së martës. Janë ende të paqarta shkaqet që sollën vendosjen e anijes në një pozicion që nuk lejon mjetet e tjera të lundrojnë, por një zëdhënës i autoriteteve u shpreh se një stuhi rëre mund të ketë ndikuar në bllokimin e pamjes së kapitenit.

Të paktën 100 anije të tjera kanë mbetur të bllokuara, ndërsa rimokiatorët janë dërguar për lëvizjen e anijes, por deri tani ende nuk ka ardhur zgjidhja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani