“Nord Stream 2”, SHBA paralajmëron Gjermaninë për sanksione

q 2 1100x620
Pipes for the Nord Stream 2 Baltic Sea gas pipeline are stored on the premises of the port of Mukran near Sassnitz, Germany, Friday, Dec. 4, 2020. The port of Mukran on the island of Ruegen is considered the most important transhipment point for the construction of the pipeline. (Stefan Sauer/dpa via AP)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Gjermaninë për sanksione të mundshme për shkak se ka lejuar ndërtimin e tubacionit të gazit rus “ Nord Stream 2”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ky projekt është kundër interesave të vetë Bashkimit Evropian.

“Presidenti Biden ka qenë shumë i qartë, ai beson se tubacioni është një ide e keqe, për Europën, për Shtetet e Bashkuara. Ky projekt është në kundërshtim edhe me qëllimet e sigurisë së BE-së “, tha Blinken, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

Në deklaratën e tij, Blinken përmendi gjithashtu një ligj, sipas të cilit, SHBA-ja është e detyruar të vendosë sanksione ndaj kompanive pjesëmarrëse në projektin “Nord Stream 2”. Ai shtoi se për këtë do të lajmërojë dhe homogun e tij gjerman.

Më herët, ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, firmosi një ligj që parashikon vendosjen e sanksioneve kundër çdo kompanie që do të ndihmojë gjigantin rus të naftës Gazprom, të përfundojë gazjellësin “Nord Stream 2” në Bashkimin Evropian.

Gazsjellësi nënujor do të lejojë Rusinë që të rrisë eksportet e naftës në Gjermani, dhe sipas administratës do të shtojë varësinë energjetike të Evropës nga Rusia.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 37 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 37 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 37 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit