Pasiguri politike në Izrael. Netanjahu fiton, por nuk ka shumicën e nevojshme

Izraeli zhytet në një tjetër ngërç politik, pasi zgjedhjet e katërta parlamentare në dy vjet, nuk prodhuan një fitues të qartë sipas rezultateve fillestare.

Me gati 90 për qind të votave të numëruara, partia Likud e Netanjahut dhe aletatët ultra-Ortodoksë të së djathtës ekstreme nuk sigurojnë dot shumicën prej 61 vendesh në parlament.

Në fjalimin para mbështetësve, Netanjahu tha se vendi kishte nevojë për një qeveri të qëndrueshme, për të shmangur zgjedhjet e reja.

“Na duhet një qeveri e qëndrueshme, e jo një qeveri që bazohet në ambicie e refuzime personale. E kërkon koha dhe sfidat me të cilat përballemi. Nuk duhet ta çojmë vendin në zgjedhje të reja.”

Balancën e pushtetit mund ta mbajë partia e vogël e së djathtës, Jamina, e drejtuar nga ish-aleati i Netanjahut, Naftali Benet, por ky i fundit nuk është shprehur ende nëse do të mbështesë përpjekjet e Netanjahut për krijimin e qeverisë apo partitë opzitare që duan largimin e tij.

“Me fuqinë që më dhatë unë do të veproj mbështetur te një parim: çfarë është e mirë per Izralin”, u shpreh Benet.

Ndërkaq, partia kryesore opozitare e qendrës, Yesh Atid projektohet të sigurojë 17 ulëse në parlament. Lideri i saj Yair Lapid tha se ishte thellësisht krenar për arritjet e partisë, që zhvilloi fushatë duke u foksuar tek akuzat për korrupsion ndaj Netanjahut.

Mungesa e një fituesi të qartë mund të jetë sinjal i bisedimeve të gjata për ndërtimin e koalicionit apo edhe zgjedhje të reja. As fushata e imunizimit masiv kundër Covid-19, që e ktheu Izraelin në shembull botëror, nuk e ndihmoi dot Netanjahun të kapërcente ngërçin politik dyvjeçar të shoqëruar me katër zgjedhje.

  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar: Çlirim Gjata, Genti Malko, Lutfi Dervishi, Ilir Kalemaj
  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4