Pfizer nis testimin e ilaçit për kurimin e Covid-19

Untitled collage 2021 03 24T113445.453 1100x620

Pfizer Inc. nisi testimet e para të një ilaçi që mund të përdoret nga pacientët pasi pikasin shenjat e para të infektimit nga Covid-19.

Kompania farmaceutike, e cila krijoi vaksinën e parë të autorizuar kundër koronavirusit, tha se ilaçi antiviral që po testohet ka treguar të dhëna të mira kundër virusit në studimet laboratorike.

Ilaçi i Pfizer quhet PF-07321332, dhe bën pjesë në ato barna të quajtura frenuese të proteazës.

Ai do të funksionojë duke frenuar një enzimë që koronavirusi përdor të bëjë kopje të tij brenda qelizave njerëzore. Barna të ngjashme janë përdorur dhe në trajtimin e patogjenëve të tjerë viralë si HIV dhe Hepatit C.