Preci: Për 4-5 vite zgjidhet problemi me ujin e pijshëm nëse ka vullnet politik

24 MARS A2 BUSINESS PGM frame 34759 1100x620

Zef Preci, ish-ministër i Ekonomisë, u shpreh në A2 Business se Shqipëria ka të gjitha mundësitë që të furnizohet me 24 orë ujë të pijshëm në ditë. Ai tha se mirëmenaxhimi i burimeve ekzistuese është zgjidhja për këtë sektor.

Për të, nëse ka vullnet politik, ky sektor mund të zgjidhë problemet brenda 4-5 viteve.

“Në mungesë të analizave, studimeve, përgjithësimeve, në mungesë të informacionit, sa i takon punonjësve që punojnë në terren dhe atyre që drejtojnë, me shpenzime të pajustifikuara, në thelb deformohet sektori.

Mos të arrish të kthesh në para 2/3 e ujit, kjo do të thotë se ke një rezervë kolosale. Përmirësimi i menaxhimit është rezerva më e madhe. Mirëmenaxhimi i burimeve ekzistuese është një rezervë e madhe. Nëse do të ketë pak më shumë vullnet politik dhe qeverisje eficente, unë jam i bindur se për 4-5 situata mund të ndryshojë”, u shpreh Preci.