Premtimet për ujë 24 orë, Haxhimali: Rama duket si kryetar bashkie, ta ndajë mendjen

haxhimali a2 busines premtimet per uje te pijshem  1100x620

Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive, u shpreh në A2 Business, aty ku ndër të tjera u diskutua edhe për premtimin e kryeministrit për 24 orë ujë të pijshëm në mandatin e tretë, se Rama duhet ta ndajë mendjen ose të merret me çështje komunale ose me strategjinë e madhe.

Për Haxhimalin, ky problem mund të zgjidhet vetëm me një reformë të thellë.

“Kryeministri ngatërron reformën me aksionin. Para 5 vitesh, me VKM, ndërtoi një reformë, por bëri vetëm riorganizimin e ndërmarrjeve nëpër komuna dhe sot ne kemi 57 SH.A. Çdo gjë tjetër ka qenë aksion për lidhjet e paligjshme, pjesa tjetër ka qenë vetëm propagandë. Ujësjellësi del nga kjo situatë vetëm me reforma të thella.

Kur kryeministri premton për ujësjellësin duket si kryetar bashkie, ndaj duhet ta ndajë mendjen ose të merret me çështje komunale ose me strategjinë e madhe”, u shpreh Haxhimali.