Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Reja: Të tregojmë që kemi bërë hapin e madh përpara

Nga A2 CNN
24 Mars 2021, 18:22 | Futboll
Reja: Të tregojmë që kemi bërë hapin e madh

Asnjë eksperiment. Starti i kualifikueseve me fitore duket një detyrim. Megjithë respektin për Andorrën, Shqipëria duhet të tregojë se është gati të bëjë hapin e madh cilësor, në një grup me rivalitet, ku përveç Anglisë, janë edhe Polonia e Hungaria.

Trajneri i kombëtares, Edy Reja, deklaroi: “Jemi një skuadër e mirë, por nuk mund të nënvlerësojmë askënd. Pavarësisht se u takuam për herë të parë në katër muaj, duhet të jemi maksimalisht të përqendruar. Synojmë ta nisim aty ku e lamë, me fitoret në Ligën e Kombeve, edhe pse Andorra është një skuadër e cila mund të na krijojë vështirësi. Përgjegjësia është më e madhe dhe duhet të rivalizojmë skuadrat më të forta. Duhet të shohim nëse kemi bërë hapin e madh përpara. Kemi shansin të tregojmë vlerat tona, me skuadra më të forta. Nuk mund të flasim për objektivat në këto kualifikuese, por pres një ndryshim në mentalitet, të jemi të sigurt te forcat tona, të kemi kurajë, të luajmë me ekuilibruar dhe mos të kemi frikë askënd”.

Edhe për kapitenin Etrit Berisha, kombëtarja mund të synojë të bëjë surpriza përballë rivalëve që në letër janë më të fortë dhe fitorja në ndeshjen e parë do të shërbejë për rrugëtimin drejt Botërorit 2022: “Nuk duhet të lejohet asnjë lloj surprize. Është ndeshja e parë, duhet të jemi maksimalisht të përqendruar. Kjo ndeshje na jep edhe më tepër motivim dhe qetësi për ndeshjet e ardhshme. Vullneti është shumë i madh dhe do të mundohemi të bëjmë surpriza për mirë, siç kemi ditur të bëjmë edhe shumë herë. Me siguri është një ndeshje e rëndësishme për ne, e njohim kundërshtarin, pasi kemi luajtur edhe në kualifikueset e kaluara”.

Andorrë-Shqipëri do të luhet këtë të enjte, në orën 20:45, në stadiumin kombëtar të Andorra la Vella.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli