Seanca për ish-luftëtarët UÇK, sërish përplasje mes avokatëve dhe prokurorëve në Hagë

uck 1100x620

Konferenca e katërt mbi ecurinë e çështjeve ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës solli sërish përplasje mes palës mbrojtëse dhe prokurorëve të Gjykatës Speciale në Hagë.

David Hooper, avokati i Hashim Thaçit, tha se po has probleme me marrjen e materialeve të prokurorisë, të cilat në shumicën e rasteve janë të copëzuara dhe të padobishme.

Prokuroria njoftoi se gjysma e deklaratave të dëshmitarëve që mbështesin aktakuzat janë përpunuar. Ndërsa e konsideroi të pabazë publikimin e regjistrimeve video dhe audio të deklaratave të dëshmitarëve.

 Avokatët ngritën edhe një shqetësim tjetër. Ata theksuan se nuk po arrijnë të kenë kontakte të vazhdueshme me klientët e tyre si shkak i kufizimeve për luftimin e pandemisë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që prej konfirmimit të aktakuzave për krime lufte dhe njerëzimit, vitin e kaluar.