Shembja e 6-katëshit në Durrës, banorët kërkojnë rindërtimin në të njëjtin vend

Përfaqësues të 18 familjeve të pallatit 6-katësh në lagjen 6 të Durrësit që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, kanë protestuar përpara bashkisë, në lidhje me vendimin e kësaj të fundit për mos ta ndërtuar pallatin në të njëjtin vend.

Banorët shprehen se ka qenë Komisioni Shtetëror i Rindërtimit që ka vendosur që pallati të ndërtohej aty ku ishte, në një kohë kur kryebashkiakja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, mendon që atje të ngrejë një memorial në nder të viktimave dhe banorët t’i strehojë në një tjetër pallat që pritet të ngrihet në lagjen 17

Banorët akuzojnë bashkinë se jo vetëm nuk reagoi kur persona të caktuar ndërhynë në strukturën e pallatit duke provokuar rrëzimin e tij pas tërmetit të 26 nëntorit, por edhe tani nuk po zbaton vendimet e qeverisë për rindërtimin e tij.