Zgjedhjet e 25 prillit, PD dhe PS hapin nesër fushatën elektorale

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë njoftuar se nesër do të hapin zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Hapja e fushatës do të bëhet në sheshin “Nënë Tereza” në orën 17:00 për demokratët, ndërsa socialistët kanë zgjedhur orën 18:00 dhe sheshin “Skënderbej”.

Ende nuk dihet si është konceptuar kjo hapje fushate, në një kohë kur nuk është marrë ende vendimi nga Komitetit i Ekspertëve për grumbullimet mbi 10 persona.