Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ambasada e Kosovës në Jerusalem, Erdogan uron Kurtin dhe i kërkon të rishikojë vendimin

Nga A2 CNN
25 Mars 2021, 14:01 | Kosova
Ambasada e Kosovës në Jerusalem, Erdogan uron Kurtin dhe i kërkon

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për nisjen e punës dhe formimin e qeverisë së re. Megjithatë, ka shprehur shqetësim për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

Në letrën e urimit, Erdogan i kërkon Kurtit që ta rishikojë vendimin dhe të respektojë rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare.

“Turqia, si gjithmonë, edhe në periudhën e ardhshme, do të solidarizohet në çdo fushë me popullin vëlla të Kosovës”, shkruhet në letrën e presidentit turk.

Ndërkohë, kryeministri Kurti ka pranuar letra urimi edhe nga liderë të tjerë të vendeve të ndryshme të botës. Vendosja e ambasadës në Jerusalem erdhi pas njohjes reciproke mes Kosovës dhe Izraelit, gjë e cila u mundësua nga marrëveshja e Uashingtonit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë