Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Dënohet me 6 vite burg këngëtarja Fjolla Morina

Nga A2 CNN
25 Mars 2021, 09:55 | Kronikë

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina, është dënuar në mungesë nga gjykata e Kukësit me 6 vite burg për trafikim armësh.

Avokatja e këngëtares, Aurora Guska, është shprehur se vendimi i gjykatës do të ankimohet. Guska u shpreh se Fjolla ka pasur në çantë vetëm një armë, edhe atë aksidentalisht.

“Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj”, u shpreh avokatja Guska.

https://a2news.com/2021/03/25/u-denua-me-6-vite-burg-pak-dite-me-pare-fjolla-morina-kurorezoi-dashurine-ne-maldives/

Gjatë seancës, prokurori Edmond Karriqi kërkoi 7 vite burg për trafikim armësh, mbrojtja kërkoi ndëshkim me gjobë. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtare, Alma Ahmetaj, dhe anëtar Sami Ujkashi dhe Enkeleda Dalipi, vendosi 9 vite burg, ulje dënimit me 1/3 gjykim i shkurtuar, përfundimisht 6 vite burg.

A2 CNN Livestream

Dita jonë