Europa në krizë vaksinash, në Romë gjenden 29 milionë doza

Vaksina 7 1100x620

Policia italiane zbuloi në Romë 29 milionë vaksina të AstraZeneca-s teksa bastisi ambientet e një kapanoni farmaceutik.

Në lidhje me këtë sasi, kur BE-ja po vuan mungesën e medikamentit për qytetarët e saj, kompania tha se ato kanë si destinacion vendet europiane dhe ato të varfra në sajë të programit Covax të OBSH-së.

Një efektiv i lartë në Itali pohoi më vonë se edhe dokumentacioni shoqërues tregonte se vaksinat kishin për destinacion Brukselin.