Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fantazi, shpejtësi dhe forcë, si pritet të jetë formacioni i Shqipërisë ndaj Andorrës

Nga A2 CNN
25 Mars 2021, 10:23 | Futboll

Përballë një kundërshtari inferior në letër dhe që e bazon lojën te mbrojtja, Shqipëria ka nevojë për karakteristikat e lojtarëve të veçantë.

Me trajnerin Reja që nuk do të bëjë asnjë revolucion në skuadër, kuqezinjtë do të mbështeten te fantazia dhe shpejtësia, dy elemente të rëndësishme për të thyer rezistencën e vendasve, por edhe te forca në mbrojtje dhe sulm.

Përpara Etrit Berishës pritet të rreshtohen treshja Ismajli, Kumbulla e Gjimshiti, që me eksperiencën e Serie A, janë garancia për të mos gabuar. Ata do të mbështeten te forca e Gjasulës dhe Bares, të cilët do të diktojnë ritmin e lojës, ndërsa fantazia e Memushajt do të jetë jetike për vertikalizimet dhe manovrën ofensive të Shqipërisë.

Elseid Hysaj nga e djathta dhe Ermir Lenjani nga e majta do të mbështesin dyshen ofensive, të përbërë nga sulmuesit më në formë të momentit, Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni. Ky i fundit mbetet në balotazh me Rey Manaj.

Në varësi të ecurisë së ndeshjes, mes alternativave janë edhe Odise Roshi me shpejtësinë e tij nga krahët, apo Broja e Kamberi në sulm. Gjithashtu, kundër Andorrës pritet të debutojë edhe mbrojtësi i talentuar 17-vjeçar, Mario Mitaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli