Greqia shënon 200-vjetorin e Pavarësisë, festimet kulmojnë me paradë ushtarake

MB GREQIA frame 133 1100x620

Me të gjitha elementet, përfshirë edhe masat kundër pandemisë, Greqia pritet të shënojë sot 200-vjetorin e revolucionit të madh që solli edhe krijimin e shtetit.

Nuk do të mungojnë aktivitetet artistike që i kushtohen asaj date, por edhe parada ushtarake në sheshin e madh të kryeqytetit Athinë, Sintagma.

Pavarësisht se të ftuar ishin një numër i konsiderueshëm liderësh europiane ka nga ata që i janë përgjigjur me jo ftesës për pjesëmarrje. Nuk kanë munguar ndërkohë letrat e urimit nga shumë drejtues shtetesh, mes të cilëve edhe presidenti ynë.