Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Këlliçi në Absolut 4: Rama zgjodhi të sulmojë opozitën. Fitorja jonë do të jetë surprizuese

Nga A2 CNN
25 Mars 2021, 22:06 | Politikë
Këlliçi në Absolut 4: Rama zgjodhi të sulmojë

Kandidati demokrat për Qarkun e Tiranës Belind Këlliçi u shpreh i bindur për fitoren e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në Absolut 4, pak orë pas nisjes zyrtare të fushatës elektorale, ai tha se kryeministri Rama nuk paraqiti asnjë program konkret për ekonominë apo punësimin, por zgjodhi të sulmojë opozitën.  

Fitorja do jetë surprizuese për PD. Rama zgjodhi të sulmojë opozitën dhe nuk tha asgjë konkrete për rininë e punësimin dhe ekonominë. Ne po shkojmë me mesazhe pozitive me program të detajuar, me kosto fikse. Është abuzuar në këto vite, Ne kemi programe konkrete për arsimin, shëndetësinë, të përndjekurit, bujqësinë, turizmin dhe do rikthejmë Shqipërinë në normalitet”.

Sa i takon premtimit të kryeministrit Rama se në mandatin e tretë do të kemi ujë të pijshëm 24 orë, Këlliçi foli me shembuj konkretë të zonës që ai kandidon, ku qytetarët paguajnë 3  fatura për ujin.

“Kam dëgjuar premtimin se në mandatin e tretë do kemi ujë të pijshëm. Në Kombinat, në zonën e pallateve Çabej, qytetarët paguajnë 3 fatura uji, paguajnë për ujin e pusit, blejnë ujë për gatim dhe  blejnë ujë për të pirë, ku pensioni mesatar është 70 mijë le dhe dritat vijnë 80 mijë lekë. Sot nuk ka as çerdhe, as kopsht, as shkollë të mesme, nuk kanë as qendër multifunksionale. Është një zonë që duket sikur është në konflikt civil. Në zonën e unazës së re jetojnë 70 mijë banorë”.

Për Këlliçin qeveria nuk është fokusuar as te tërmeti dhe as te pandemia, sa kohë që nuk është investuar asnjë qindarkë për rininë, apo që ka ende familje në qiell të hapur, ku ai vetë ka denoncuar raste dhe paralajmëron se nesër do të bëhet publik një tjetër rast i një familjeje në Vishnje.

“Të dalë dikush nga qeveria dhe të thotë një qindarkë që kanë çuar për rininë. Një euro që është destinuar për studentët. Ka ende familje që janë të dëmtuar nga tërmeti i shtatorit dhe ende nuk kanë marrë asnjë qindarkë. Nesër do publikoj një denoncim që është shembur shtëpia dhe kanë marrë vetëm 600 mijë lekë në Vishnje. Ka familje në qiell të hapur. Sot është fatkeqësi të bjerë Covidi. Marrin kredi”.

Sipas tij këto zgjedhje nuk janë as për Bashën dhe as për Ramën dhe u bëri apel qytetarëve që të votojnë për ekonominë e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë