Kombëtarja kënaqet me pikët, notat e kuqezinjve

Kombëtarja bëri detyrën ndaj Andorrës, por loja la shumë për të dëshiruar. Mungesa e organizimit dhe ideve bëri që skuadra të dukej apatike në pjesën më të madhe të lojës.

Mungonte konfidenca mes reparteve dhe raportimi i veprimeve sulmuese ishte i kushtëzuar. Mesfusha nuk gjeneroi veprimet e duhura, duke bërë që të prodhohen pak raste.