Mbërrijnë nga Stambolli 192 mijë dozat e para të vaksinave kineze

192 mije dozat e para te vaksinave kineze mberrijne ne shqiperi 1100x620

Pak para orës 16:00 të së enjtes mbërritën nga Stambolli 192 mijë doza të vaksinave kineze kundër koronavirusit.

Më herët, me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama bëri të ditur se ka arritur marrëveshjen për 1 milion doza në total.

Ndërkohë, brenda 60 ditësh pritet të mbërrijnë edhe 500 mijë doza të tjera, deklaron kreu i qeverisë përmes një statusi në “Facebook” me mesazhin, “Mos dyshoni kurrë që s’do t’ia dalim”.

Mbërritja e vaksinave ruse dhe atyre kineze përshpejton procesin e vaksinimit në vend dhe javën që vjen, siç është deklaruar nga autoritet pritet të nisë vaksinimi masiv.

Deri tani, në vendin tonë janë kryer 53 mijë e 992 vaksinime. Aktualisht, vaksinat që po përdoren janë “Pfizer”, “AstrZeneca dhe ajo ruse, “Sputnik”.