Nis fushata elektorale, votuesit me prirje të përcaktuara, partitë e reja duhet të bindin

Nisja e fushatës elektorale i gjen qytetarët ende të ndarë në mendime. Disa priren nga forcat kryesore politike, ndërsa pjesa tjetër shpreh mosbesim për listat e kandidatëve për deputet.

Në një vit pandemik duket se tubimet elektorale nuk do të mungojnë. Me listat e partive votuesit janë njohur. Zgjedhjet e 25Prillit nuk shprehin entuziast të madh për qytetarët por nuk ngurojnë të japin bindjen e tyre politike.

Partitë e reja politike janë ende të panjohura për qytetarët. Thonë se duhet të punojnë më tepër të të krijuar bindjen te votuesit.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka ndaluar grumbullimet mbi 10 persona por në mbledhjen e fundit këshillon qytetarët që do të jenë pjesë e fushatave elektorale të mbajnë maska dhe të ruajnë distancën sociale. Një detyrim ky edhe për organizatorët.