Parashikimi i motit: 25 mars 2021

parashikimi i motit foto e madhe 1100x620

Ditën e enjte mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë me gjithë një rritje të lehtë të temperaturave të mëngjesit të cilat luhaten nga -4 në zonat e thella verilindore deri  7 gradë në bregdetin jugor.

Orët e mesditës sjellin vranësira kalimtare, më të shpeshta vranësirat paraqiten në jug dhe shtrirjen lindore, por pa mundur të sjellin reshje.

Temperaturat e mesditës do të shënojnë një rritje me 1-2 gradë duke ngjitur maksimumet termike në 7 gradë për zonat malore dhe mbi 13 gradë në brigjet e Adriatikut.

Era do të fryjë kryesisht mesatare deri pas mesditës kur pritet dobësim i ndjeshëm në shpejtësinë e erës duke ruajtur drejtimin verior, ndërsa dallgëzimi pasdite dhe në mbrëmje ulet në 2-3 ballë.