Parku Fotovoltaik i Spitallës, kompania “Voltalia” shpallet fituese

Kompania “Voltalia” është shpallur fituese  për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Spitallës, për prodhimin energjisë elektrike përmes paneleve diellore.

Në garën finale kompania shpalli ofertë më të ulët se konkurrenti kinez. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cilësoi çmimin si rekord minimal, ndërsa falenderoi kompaninë për marrëveshjen.

Drejtori i zyrës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Tiranë, Matteo Colangeli, gjithashtu i pranishëm në event, përgëzoi palët për arritjen e marrëveshjes.