Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rama: Do të hapim në Shqipëri fabrikën për prodhimin e vaksinave. Brenda majit vaksinojmë 500 mijë qytetarë

Nga A2 CNN
25 Mars 2021, 16:06 | Aktualitet
Rama: Do të hapim në Shqipëri fabrikën për prodhimin e

Pas kthimit nga Turqia së bashku me 192 mijë vaksina kineze dhe marrëveshjen për 1.2 milionë doza në total, kryeministri Rama theksoi se kanë nisur bisedimet për hapjen në Shqipëri të fabrikës së prodhimit të vaksinave.

“Kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave. Një fabrikë e një teknologjie të lartë, e cila aktualisht është një nga kompanitë më të mëdha në botë, kompania farmaceutike që bën edhe distribucionin e vaksinës Sinovac. Kjo fabrikë prodhuese, e cila do të hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në Shqipëri, e cila do të jetë një pikë referimi për prodhime të cilësinë më të lartë.

https://a2news.com/2021/03/25/perse-na-duhet-fabrika-e-vaksinave-pergjigjet-rama/

Ne sjellim sot në Shqipëri 192 mijë doza dhe brenda 60 ditësh, por me një kalendar më të shpejt se 60 ditë, do të kemi 1,2 milionë doza plus. Kjo na mundëson që menjëherë të shtrijnë vaksinimin në të gjithë territorin dhe të nisin një proces shumë intensiv. Objektivi ynë është që deri në fund të muajit qershor, por me tolerancë fundin e qershorit, pasi brenda majit ne të kemi vaksinuar gjysmë milionë qytetarë”, tha Rama.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani