Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama: Kemi siguruar 1 milion vaksina, 192 mijë doza vijnë sot në Rinas

Nga A2 CNN
25 Mars 2021, 13:36 | Aktualitet
Rama: Kemi siguruar 1 milion vaksina, 192 mijë doza vijnë sot në

Sigurohen 1 milion vaksina kineze. Kryeministri Rama njofton se është finalizuar marrëveshja me distributorin në Ankara dhe pasditen e sotme pritet mbërritja në Rinas e 192 mijë dozave të para.

Ndërkohë, brenda 60 ditësh pritet të mbërrijnë edhe 500 mijë doza të tjera, deklaron kreu i qeverisë përmes një statusi në “Facebook” me mesazhin, “Mos dyshoni kurrë që s'do t'ia dalim”.

Mbërritja e vaksinave ruse dhe atyre kineze përshpejton procesin e vaksinimit në vend dhe javën që vjen, siç është deklaruar nga autoritet pritet të nisë vaksinimi masiv.

Deri tani, në vendin tonë janë kryer 53 mijë e 992 vaksinime. Aktualisht, vaksinat që po përdoren janë “Pfizer”, “AstrZeneca dhe ajo ruse, “Sputnik”.

https://a2news.com/2021/03/24/a-mund-ti-besojme-vaksinave-qe-po-vijne-ylli-nuk-mund-te-presim-certifikimin-e-ema-por-rusja-dhe-kinezja-jane-efikase-si-te-tjerat/
https://a2news.com/2021/03/23/vaksinat-ruse-dhe-kineze-kuli-jane-te-aprovuara-nga-agjencite-e-vendeve-perkatese/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani