Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Serbia nis prodhimin e vaksinave ruse, Sputnik: Do të shpërndahet dhe në vendet e rajonit

Nga A2 CNN
25 Mars 2021, 11:32 | Ballkani
Serbia nis prodhimin e vaksinave ruse, Sputnik: Do të shpërndahet dhe

Fondi i Investimeve ruse bën me dije se ka arritur një marrëveshje me institutin “Torlak” në Serbi për prodhimin e vaksinës ruse, Sputnik V, kundër koronavirusit.

Sipas kësaj marrëveshjeje, pritet që prodhimi i kësaj vaksine në Serbi të nisë brenda muajit maj dhe në muajt në vijim mund të shpërndahet dhe në vendet e rajonit.

“RDIF dhe Instituti i Virologjisë dhe Vaksinave 'Torlak' shpallin këtë marrëveshje për prodhimin e Sputnik V, vaksina e parë e regjistruar në botë kundër koronavirusit. Serbia bëhet në këtë mënyrë vendi i parë në Europën Jugore që prodhon vaksinën. Sputnik V mund të eksportohen të vendet e rajonit në një fazë më të vonshme”, shkruan Fondi i Investimeve ruse.

Zyrtari i fondit Kirill Dmitriev falënderoi qeverinë serbe për mbështetjen konstante dhe besimin e treguar te vaksina, duke kujtuar se Serbia ishte një ndër vendet e para që miratoi përdorimin e Sputnik V.

A2 CNN Livestream

Dita jonë