Shqipëri-Andorrë, Kuqezinjtë nisin rrugëtimin drejt Katar 2022

Kombetarja shqiperi bjellorusi 1100x620

Asnjë dëmtim dhe i gjithë grupi në dispozicion të trajnerit Edy Reja. Përfaqësuesja shqiptare e futbollit mbylli përgatitjet e fundit, mbrëmjen e së mërkurës dhe është gati për të zbritur sot në fushë për debutimin në kualifikueset e kampionatit botëror Katar 2022.

Për fat të mirë, edhe tamponët përpara ndeshjes rezultuan të gjithë negativë duke shmangur ndonjë surprizë të hidhur për teknikun Reja përpara ndeshjeve që e presin këto ditë kombëtaren.

Shqipëria nis sot në 20:45, rrugëtimin në eliminatore nga sfida me Andorrën, kundërshtarët modestë me të cilët kuqezinjtë u befasuan në eliminatoret e Europianit në vitin 2019, kur barazuan 2-2 në ndeshjen e luajtur në Elbasan.