Studimi i rëndësishëm, zbulohet arsyeja e pasojave të rënda të COVID-19

Gjenet 1100x620

Një studim i rëndësishëm që vjen nga bioteknologjia mund të ndihmojë për të kuptuar shkakun e pasojave të rënda të personave të infektuar me SARS-coV-2, dhe pse disa të tjerë e kalojnë pa simptoma o si një grip të zakonshëm.

Sipas kërkuesve të CEINGE- Institutit të Bioteknologjisë të Avancuar në Napoli, arsyeja duhet gjetur te gjenet.

Sipas studimit të botuar në revistën iScience (Cell Press), një kromozom i caktuar, ai 21, ka një rol vendimtar në 5 variante gjenetike që ndryshojnë funksionet e gjeneve TMPRSS2 dhe MX1, duke lënë të pambrojtur personat nga  efektet e rënda të COVID-19, që çojnë deri në vdekje.  

Studimi mori parasysh 7 mijë pacientë të infektuar dhe 1 milion persona në gjendje të mirë shëndetësore, kryesisht nga Europa por edhe nga Afrika dhe Azia, dhe mbështet dyshimet që prej muajsh kanë virologët në të gjithë botën.