Tentohet të futet heroinë në burgun e Drenovës, procedohen dy persona

I akuzuari për vrasje lirohet gabimisht nga burgu 1100x620

Kapet në burgun e Drenovës 5 gramë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë. Ngjarja dy ditë më parë, në datën 23 mars, ku shtetasi Lorenc Cuke ka dashur të hyjë për takim në burg dhe për të çuar ushqime për të dënuarin M.M.

Gjatë kontrollit, i është gjetur në rroba sasia e drogës, e cila është dërguar për ekspertim pasi dyshohet se është heroinë.

I përfshirë në këtë ngjarje mësohet se është edhe shtetasi Mondi Mingo. Të dy shtetasit janë proceduar dhe priten hetime të mëtejshme për zbardhjen e rrethanave.