U dënua me 6 vite burg, pak ditë më parë Fjolla Morina kurorëzoi dashurinë në Maldive

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina, është dënuar në mungesë nga gjykata e Kukësit me 6 vite burg për trafikim armësh.

Ndërkohë, pak ditë më parë, Morina kurorëzoi dashurinë me biznesmenin Fisnik Syla, në një ceremoni private në Maldives.

Pavarsisht se ishte në arrati, këngëtarja ka postuar vazhdimisht fotografi nga pushimet në destinacione luksoze si Dubai dhe Maldives.

Gjatë seancës, mbrojtja kërkoi ndëshkim me gjobë, por trupi gjykues vendosi 9 vite burg, që me uljen e dënimit me 1/3 gjykim i shkurtuar, shkon përfundimisht në 6 vite burg.