Vurmo: Partia Socialiste më zhgënjeu me hapjen e fushatës

vurmo 1 1100x620

Analisti Gjergji Vurmo u shpreh i zhgënjyer nga hapja e fushatës së Partisë Socialiste ditën e sotme.

“M’u duk një hapje fushate pa entuziazëm ajo e Partisë Socialiste. Edhe përmbajtja shumë negativiste më zhgënjeu, pasi Rama dhe PS-ja njihen për sensin e hollë për të kapur elementë vizivë dhe spektakli, duke i kombinuar me përmbajtje. Nuk pashë asgjë, përveç thirrjes nga ana e kryeministrit që iu drejtua me sulme opozitës”, deklaroi Vurmo në studion e “Absolut 4”, në A2.

Sipas tij, “mesazhi përmbyllës ishte disfatist: mos u mundoni për më shumë se më të mirë se unë nuk ka! Unë besoj se duhet të ketë një as tjetër nën mëngë se më duket e pamundur që PS-ja të ketë kaq për të ofruar”.