Zgjedhje në pandemi, sheshet e Tiranës gati për hapjen e fushatës

Ditën e enjte hapet zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe për këtë arsye dy sheshet kryesore të Tiranës do të presin aktivitetet politike të dy partive kryesore që synojnë të drejtojnë vendin për 4 vitet e ardhshme.

Partia Socialiste ka zgjedhur sheshin “Skënderbej”, ndërsa demokratët janë pozicionuar përballë universitetit në sheshin “Nënë Tereza”.

Në fotogalerinë e mësipërme shihen përgatitjet për këto dy ngjarje politike në vend, që ndryshe nga herët e tjera zhvillohen në të tjera kushte për shkak të rregullave për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.