Zgjedhjet e 25 prillit, nis sot zyrtarisht fushata elektorale

Dy partitë më të mëdha në vend, ajo Socialiste në pushtet dhe Partia Demokratike në opozitë do ta hapin sot pasdite zyrtarisht fushatën zgjedhore.

PS do ta hapë fushatën në sheshin “Skënderbej”, në një organizim të ndikuar edhe nga pandemia koronavirus, do të marrin pjesë përfaqësuesit politikë të të gjitha qarqeve në vend duke respektuar të gjitha masat kundër përhapjes së Covid-19.

Por nuk mbeten pas as në kampin tjetër. Edhe PD njoftoi nisjen e fushatës së saj, me një organizim pasdite në sheshin “Nënë Tereza”.