Zyrtarisht në fushatë!

Pëllumbi tregon në “Absolut 4” sfidat e Partisë Socialiste në mandatin e tretë

Arben Pëllumbi, sekretar organizativ i Partisë Socialiste, deklaroi në “Absolut 4” në A2 se dy janë sfidat e mëdha të socialistëve. 

“Sfida e parë është ajo e pandemisë. Deri në pranverën e vitit tjetër do të kemi përfunduar vaksinimin e të gjithë popullsisë.
Sfida e dytë është ajo e rindërtimit, të rekuperimit të të gjitha dëmeve materiale që na shkaktoi tërmeti. Jemi në valë të madhe pune për sigurimin e një shtëpie për të gjithë qytetarët që mbetën të pastrehë”, u shpreh Pëllumbi. (për më shumë)

Këlliçi në Absolut 4: Rama zgjodhi të sulmojë opozitën. Fitorja jonë do të jetë surprizuese

Kandidati demokrat për Qarkun e Tiranës Belind Këlliçi u shpreh i bindur për fitoren e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në Absolut 4, pak orë pas nisjes zyrtare të fushatës elektorale, ai tha se kryeministri Rama nuk paraqiti asnjë program konkret për ekonominë apo punësimin, por zgjodhi të sulmojë opozitën.  

Fitorja do jetë surprizuese për PD. Rama zgjodhi të sulmojë opozitën dhe nuk tha asgjë konkrete për rininë e punësimin dhe ekonominë. Ne po shkojmë me mesazhe pozitive me program të detajuar, me kosto fikse. Është abuzuar në këto vite, Ne kemi programe konkrete për arsimin, shëndetësinë, të përndjekurit, bujqësinë, turizmin dhe do rikthejmë Shqipërinë në normalitet”.

Sa i takon premtimit të kryeministrit Rama se në mandatin e tretë do të kemi ujë të pijshëm 24 orë, Këlliçi foli me shembuj konkretë të zonës që ai kandidon, ku qytetarët paguajnë 3  fatura për ujin.

“Kam dëgjuar premtimin se në mandatin e tretë do kemi ujë të pijshëm. Në Kombinat, në zonën e pallateve Çabej, qytetarët paguajnë 3 fatura uji, paguajnë për ujin e pusit, blejnë ujë për gatim dhe  blejnë ujë për të pirë, ku pensioni mesatar është 70 mijë le dhe dritat vijnë 80 mijë lekë. Sot nuk ka as çerdhe, as kopsht, as shkollë të mesme, nuk kanë as qendër multifunksionale. Është një zonë që duket sikur është në konflikt civil. Në zonën e unazës së re jetojnë 70 mijë banorë”. (për më shumë)

Hapja e fushatës nga PS dhe PD, Dervishi: Demokratët bënë autogol, ndërsa Rama u mor me opozitën

Gazetari Lutfi Dervishi, i ftuar në studion e “Absolut 4” në A2, komentoi hapjen e fushatës së Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, të cilat zhvilluan sot, pothuajse në të njëjtën orë, eventet e tyre.

“Ishin mitingje në kushte të jashtëzakonshme, e vështirë që të kuptosh shumë, edhe për faktin se u bënë pothuajse në të njëjtën orë. Demokratët u përpoqën të imitonin pa sukses modelin e fushatës Biden, me njerëzit në makinat e tyre, dhe mendoj se ishte autogol. Ndërsa kryeministri, në një pjesë të mirë të fjalimit të tij, duket se kishte në fokus mitingun e PD-së. Më shumë se çfarë bëmë e do të bëjmë, u mor me opozitën”, deklaroi Dervishi.

(për më shumë)

Gjoni: Hapja e fushatës së PS-së, e stisur. PD-ja kishte entuziazëm

Analistja Edlira Gjoni deklaroi në studion e “Absolut 4” në A2 se hapja e fushatës së Partisë Socialiste iu duk e stisur, ndërsa në eventin e Partisë Demokratike kishte entuziazëm.

“Ajo në sheshin Skënderbej m’u duk një sforcim i jashtëzakonshëm. Më bëri përshtypje që në mënyrë të përsëritur kryeministri refuzonte që të njihte Bashën si lider të opozitës. M’u duk e stisur hapja e fushatës së PS, ishte si e stisur edhe fjala e kandidatëve. Ndërsa te PD-ja kishte entuziazëm për mundësinë që mezi po e presin”, u shpreh Gjoni. (për më shumë)

Vurmo: Partia Socialiste më zhgënjeu me hapjen e fushatës

Analisti Gjergji Vurmo u shpreh i zhgënjyer nga hapja e fushatës së Partisë Socialiste ditën e sotme.

“M’u duk një hapje fushate pa entuziazëm ajo e Partisë Socialiste. Edhe përmbajtja shumë negativiste më zhgënjeu, pasi Rama dhe PS-ja njihen për sensin e hollë për të kapur elementë vizivë dhe spektakli, duke i kombinuar me përmbajtje.

Nuk pashë asgjë, përveç thirrjes nga ana e kryeministrit që iu drejtua me sulme opozitës”, deklaroi Vurmo në studion e “Absolut 4”, në A2. (për më shumë)

Fushata filloi, premtimet ekonomike në fushatë

Gazetari Angelo Haruni analizon dimensionin ekonomik në programin e partive të mëdha. (për më shumë)

Premtimet ekonomike në fushatë, analistët: Jo realiste, jo të kuptueshme në rrethe, pa konsultim të grupeve të interesit

Dimensioni ekonomik i fushatës është gjithmonë ai që krijon më debate, por edhe premtimet më të mëdha.

Sipas analistit Lutfi Dervishi, “ekonomia e vendit tonë është pothuajse informale, gjysma e popullsisë nuk paguan taksa dhe nuk i kupton ato. Janë dy rryma që përplasen, ku PD kërkon rikthimin e taksës së sheshtë, dhe bizneset janë të joshura nga kjo, madje sipas ekonomistëve në kushtet e informalizimit kjo është mënyra e duhur për të rritur bazën e taksapaguesve. Ndërkohë, PS i mbahet fort idesë së taksës progresive, por duke rritur fashën e rrogës minimale, diçka që nënkupton edhe rritje të sigurimeve shoqërore etj”.

Ndërkohë, analistja Edlira Gjoni fokusohet tek ndryshimet e këtyre premtimeve në Tiranë dhe në rrethe.

Analisti Gjergji Vurmo mendon se një gabimet e mëdha që bëhen nga partitë është mungesa e konsultimit me grupe te interesit, për çështje të caktuara.

“As Rama, as Basha, as PD dhe PS nuk i kanë konsultuar programet e tyre me grupet e interesit. Taksa e sheshtë për shembull  i intereson biznesit, po a i intereson shtresave të tjera, dhe janë konsultuar ato?”, thotë ai.  (për më shumë)