Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

28 kandidatë nën hetim, Celibashi: Fatin e Tom Doshit e vendos Prokuroria

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 14:16 | Politikë
28 kandidatë nën hetim, Celibashi: Fatin e Tom Doshit e vendos

Fati i kandidimit të Tom Doshit tashmë është në duart e Prokurorisë së Përgjithshme. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve deklaroi gjatë një konferencë për shtyp se vendimmarrja e institucionit do të bëhet në bazë të përgjigjes që do të japë njësia e dekriminalizimit.

“Për rastin e zotit Doshi ne kemi mjaftueshëm indicje për të hetuar për këtë kandidat dhe nëse nga hetimi do të rezultojë që dokumentacioni është i tillë që e klasifikon atë si të papërshtashëm për të kandiduar, KQZ do ta marrë vendimin për të kandiduar”, u shpreh Celibashi.

Krahas Tom Doshit, në njësinë e dekriminalizimit janë duke u verifikuar edhe 27 kandidatë të tjerë. Lejimi i kandidimit të tyre do të varet nga gjetjet e njësisë së dekriminalizimit. Por KQZ është ende të pritje për të miratuar kompozimin e fletës së votimit.

“Konkretisht për rastin e fletës së votimit ne jemi duke pritur vendimin e Kolegjit.”

Kodi Zgjedhor i ngarkoi KQZ-së detyrën për organizimin e votimit nga jashtë vendit, i njohur publikisht si vota e emigrantëve.

“Për shkak të kohës dhe kompleksitetit nuk e patëm të mundur që vota e diasporës të ishte e mundur për këto zgjedhor”, theksoi ai.

Celibashi i bëri apel subjekteve zgjedhore për një fushatë të qetë dhe të mos keqpërdoren burimet shtetërore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani