Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Abuzoi me 43-vjeçaren me aftësi të kufizuar mendore, arrestohet i riu

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 21:59 | Kronikë
Abuzoi me 43-vjeçaren me aftësi të kufizuar mendore, arrestohet

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Devollit pasi abuzoi me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Miras.

Gruaja është paraqitur në spitalin e Bilishtit, ku pas konstatimeve të mjekëve ka rezultuar shtatzënë 6-muajshe.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit K. K., 20 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, pasi dyshohet se ky shtetas, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani