Ankimimi i PS për listën e kandidatëve të PD, Kolegji Zgjedhor cakton datën e shqyrtimit

KQZ 1100x620

Kolegji Zgjedhor caktoi datën 31 mars dhe orën 11:00 për shqyrtimin e padisë së Partisë Socialiste kundër vendimit të KAS për listat e PD-së.

Disa ditë më parë, KAS rrëzoi me unanimitet vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shkurtuar listën e kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Nëse Kolegji Zgjedhor do t’i japë të drejtë KAS, Partia Demokratike do të përfaqësohet nga 222 kandidatë në zgjedhje.