Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Arrestohet mashtruesi, premtonte punë në këmbim të parave

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 08:39 | Kronikë
Arrestohet mashtruesi, premtonte punë në këmbim të parave

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë arrestuar një 27-vjeçar, i cili me anë të mashtrimit, iu merrte shuma parash personave të ndryshëm.

Sikurse njoftohet nga policia e kryeqytetit, i riu me iniciale A.H., ua merrte paratë me qëllim që t'i punësonte në sektorin privat dhe publik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

A2 CNN Livestream

Dita jonë