Babë e bir kapen me 1 kg kokainë, arrestohet dhe një i tretë

WhatsApp Image 2021 03 26 at 08.33.10 1100x620

Policia e Durrësit finalizoi me sukses operacionin e koduar “Tapiza”, gjatë së cilit u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan L. L. 58 vjeç dhe L. L. 28 vjeç, babë e bir, së bashku me A. B. 27 vjeç të cilëve iu gjet 1 kg e 30 gr kokainë në makinën me të cilën udhëtonin.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.