Biden fton Putin dhe Xi Jinping në samitin e klimës, mes rritjes së tensioneve globale

skynews joe biden 5290746 1100x620

Presidenti amerikan Joe Biden ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin kinez Xi Jinping në samitin virtual të klimës që do të zhvillohet në prill me rastin e Ditës së Tokës, sipas mediave amerikane.

Presidenti Biden u tha gazetarëve se ai nuk e ka ftuar direkt Putinin ose Xi, por tha se udhëheqësit “e dinë se janë të ftuar” në samit, një ngjarje që SHBA po pret për të çuar përpara përpjekjet globale për të ulur emetimet e karburanteve.

 Samiti, i organizuar nga Shtetet e Bashkuara, do të mbahet në 22 dhe 23 prill dhe në të do të marrin pjesë nga rreth 40 udhëheqës botërorë, duke përfshirë Xi dhe Putin.

Vendimi për ta organizuar u mor nga Biden për të shënuar kthimin e SHBA në marrëveshjen e Parisit që ishte hedhur poshtë nga ish-presidenti Donald Trump.

Samiti zhvillohet përpara bisedimeve globale të Kombeve të Bashkuara në nëntor në Glasgoë të Skocisë.

SHBA është emetuesi i dytë më i madh në botë i gazrave serrë pas Kinës. Rusia është emetuesi i katërt më i madh. Është e paqartë nëse Rusia dhe Kina do të pranojnë ftesat në samit, apo nëse do të jenë të interesuar të punojnë me SHBA për të frenuar emetimet.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se dëshiron të bashkëpunojë me Rusinë dhe Kinën për ndryshimin e klimës pavarësisht tensioneve në rritje midis vendeve në një numër fushash të tjera. Administrata e Biden ka veçuar vazhdimisht Pekinin dhe Moskën si kërcënimet kryesore të sigurisë kombëtare për SHBA.