Bill Gates fajëson liderët e botës për përmasat e pandemisë: Jeta normale kthehet në fund të 2022

Bill Gates 1100x620

Miliarderi Bill Gates deklaroi gjatë një interviste në mediat polake se jeta normale nga pandemia nuk do të kthehet përpara fundit të vitit 2022.

“Kjo është një tragjedi e pabesueshme. Ne mund të matim humbjet ekonomike, por nuk mund të matet humbja e mësimit, vuajtjet dhe masat që u vendosën për të parandaluar që vdekjet nga pandemia të ishin shumë më të mëdha. I vetmi lajm i mirë është se tashmë mund të shohim një dritë në fund të tunelit. Vaksinat janë gati dhe shumë prej tyre kanë treguar se funksionojnë. Por edhe nëse të dhënat janë premtuese shumë nga masat do të vijojnë deri në fund të vitit 2022”, tha Gates.

Gjithashtu, filantropi Gates akuzoi dhe shumë liderë globalë se nuk reaguan si duhet përballë pandemisë. Sipas tij, disa investime të zgjuara në fazën e hershme të pandemisë duke përfshirë testimet masive, do të kishin parandaluar që ajo të merrte përmasa të mëdha.

“Fatmirësisht një teknologji e quajtur PCR na lejonte të bënim një test, madje të besueshëm dhe nëse ato testime do të bëheshin në shumë njerëz në fazën e parë të pandemisë dhe të vendosnim në karantinë të infektuarit, atëherë do të kishim shmangur përhapjen eksponenciale të virusit”, shtoi Gates.