Del në shitje mjeti sportiv i Pablo Escobar

Një makinë Porche, që zotërohej kohë më parë nga narkotrafikanti më i njohur i drogës, Pablo Escobar, gjatë karrierës së tij të shkurtër si pilot garash, doli në shitje për një shifër që nis nga 2.2 milionë dollarë.

Krimineli kolumbian mësohet të ketë qenë një garues në Bogota përpara se të bëhej drejtuesi i një prej karteleve më të përgjakshëm të drogës, pasuria e të cilit arriti në 30 miliardë dollarë përpara se të vdiste në vitin 1993.

Mes flotës së makinave të tij ishte dhe ky Porsche 911 RSR, i prodhuar në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1974.

Pas vdekjes së Escobar makina u mbyll në një garazh dhe tashmë është restauruar dhe lyer me bojën e saj origjinale, për të dalë sërish në rrugë.