Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

EMA i hap dritën jeshile fabrikës së Pfizer-Biontech në Gjermani, do prodhojë 250 mln vaksina deri në qershor

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 19:22 | Bota
EMA i hap dritën jeshile fabrikës së Pfizer-Biontech në

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka dhënë certifikimin për prodhimin e vaksinës së BioNTech-Pfizer në Marburg. Fabrika gjermane është thirrur të bashkëpunojë intensivisht në prodhimin e dy miliardë dozave të vaksinës anti-Covid deri në vitin 2021.

"BioNtech Marburg është një nga vendet më të mëdha të prodhimit të vaksinave mRNA në Evropë dhe botë me një kapacitet prodhimi deri në një miliard doza ", lexohet në një shënim të Pfizer.

"BioNTech parashikon të prodhojë 250 milionë doza të vaksinës në gjysmën e parë të vitit 2021, me dozat e para të prodhuara në uzinën Marburg që do të dorëzohen në gjysmën e dytë të Prillit", thuhet në deklaratë .

Nga ana e saj presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se rritja e kapacitetit të prodhimit të vaksinave në Evropë është përparësi e BE-së.

"Rritja e kapacitetit të prodhimit të vaksinave në Evropë është përparësia jonë. Unë mirëpres vendimin e EMA për të miratuar faqen Halix në Holandë për AstraZeneca dhe Marburg në Gjermani për BioNTech-Pfizer. Më shumë site prodhimi do të thotë qasje më e shpejtë në vaksinat për qytetarët evropianë”, shkroi Von der Leyen në Tëitter.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani