Pezullohet nga ushtrimi i funksionit Artan Shkëmbi

shkembi 1100x620

Prokuroria e Tiranes nëpërmjet prokurorit Bledar Valikaj bën kërkesë të re për masë sigurie për Artan Shkembin. Gjykata e pranon dhe ndaj Shkëmbit caktohet masa e pezullimit nga ushtrimi i funksionit.

Më herët gjykata hoqi masën e sigurimit “pezullim nga detyra” Artan Shkëmbit, ish-zv.drejtorit të OFL-së, për shkak të përfundimit të afatit 6-mujor.

Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”.

Tri javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka “korrupsion”.