Itali, viktimat mbeten të larta, zbardhen masat deri më 30 prill

itali covid 2 1100x620

Bilanci i sotëm në Itali flet për një situatë të qëndrueshme nga dita e djeshme. Viktimat mbeten në numër të lartë, 457, ndërkohë që dje ishin 460.

Në rritje të lehtë rastet e infektimeve, me pothuajse 24 mijë pozitivë, ndërkohë që mbetet e i pandryshuar niveli i pozitivitetit, në 6.8%.

Spitalet ndodhen në një gjendje kritike sipas autoriteteve,  ku terapitë intensive ndodhen sipër pragut kritik të 39% të popullimit.

Sërish Lombardia mbetet në krye të renditjes së rajoneve më të goditura nga COVID-19, me 5077 raste,  e ndjekur sot nga Emilja Romanja, Pulia dhe Veneto.

Ndërkohë qeveria ka vendosur që deri më 30 prill masat nuk do të lejojnë hapjen e restoranteve, bareve, kinemave dhe teatrove, ndërkohë që për shkollat fillore është vendosur që ato do të rifillojnë aktivitetin edhe në zonat “e kuqe”, që nga dita e sotme janë Friuli, Piemonte, Emilja-Romanja, Lombardia, Pulia, Valle d’Aosta, Marke, Trento, Veneto, të cilëve iu shtuan Toskana dhe Kalabria.

  • LAJMI I FUNDIT | Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, zgjedhjet për kryetarin më 13 qershor
  • LAJMI I FUNDIT | Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, zgjedhjet për kryetarin më 13 qershor
  • LAJMI I FUNDIT | Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, zgjedhjet për kryetarin më 13 qershor