Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kishte përshtatur lokalin për përdorim droge, arrestohet 36-vjeçari, sekuestrohet dhe një sasi farash kanabisi

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 09:58 | Kronikë
Kishte përshtatur lokalin për përdorim droge, arrestohet

Një 36-vjeçar ka rënë në pranga në qytetin e Fierit, i cili akuzohet se kishte përshtatur lokalin për përdorim droge dhe për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Gjatë operacionit "Parandalimi", në lagjen "29 Nëntori" të Fierit u arrestua 36 vjeçari E.D. të cilit iu sekuestruan 650 gr kanabis, të ndara në qese gati për shitje dhe një sasi prej 1 kg farash kanabisi.

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan edhe 1400 qese farmaceutike që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një automjet. 

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, "Nxitja për përdorimin e drogës", “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani