Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kur fotografinë tënde "e vjedh" Madonna

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 11:16 | Showbiz

Një vajzë krejtësisht e panjohur pretendon se Madonna ka përdorur trupin e saj për të promovuar albumin e vitit 2015,  “Rebel Heart”.

Amelia Goldie tregon se Madonna ka përdorur fotografinë e saj, duke zëvendësuar fytyrën.

“Kur Madonna poston këtë foto në Instagram për të promovuar albumin, por është në fakt trupi yt (nuk po tallem)”, kishte shkruar Amelia në Instagram në vitin 2015. 

Megjithatë, kjo çështje u rikthye në vëmendje përmes një videoje në TikTok.

Goldie shtoi se është përpjekur të kontaktojë me ekipin e Madonnas, por nuk ka marrë një përgjigje.

“Jam e surprizuar që fotoja është ende në Instagram. Shumë njerëz më thonë që duhet të më japë meritën që më takon dhe për mua është pak e çuditshme”, deklaroi ajo.

Nga ana e saj, Madonna nuk ka kthyer ende përgjigje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë