Mbi 850 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë

koronavirusi ne kosove 1 1100x620

860 infeksione dhe 6 viktima. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga pandemia në Kosovë.

Sikurse bëhet me dije nga Instituti i Shëndetit Publik, rastet e reja pozitive vinë nga 4318 testime.

Pas shifrave të sotme numri total i infeksioneve në Kosovë shkon në mbi 86 mijë, ndërsa ai i vdekjeve në 1819.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 682 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 13.106.