Pandemia koronavirus, Gjermania kërkon test negativ prej së dielës

fd2a41898d79ab55550adf5d5d8527604bacad64 1100x620

Personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë nuk do të kenë nevojë për një test negativ deri mesditën e së dielës, kur hyjnë në fuqi masat e reja që e kërkojnë domosdoshmërisht diçka të tillë.

“Ky njoftim po bëhet tani në mënyrë që linjat ajrore dhe pasagjerët të kenë kohë për t’u përgatitur për kërkesën e re”, sqaroi Ministria e Shëndetësisë.

Pavarësisht se në masa të kontrolluara, Gjermania po përpiqet të ndalojë atë që cilësohet vala e tretë e pandemisë në vend.