Parashikimi i motit: 26 mars 2021

parashikimi i motit foto e madhe 1100x620

Një rritje temperature prej 2 gradësh ka shënuar mëngjesi i së premtes, ndërkohë ka vijuar mbizotërimi i kthjellimeve në të gjithë vendin.

Edhe mesdita sjell një rritje të temperaturave duke shënuar maksimumin prej 14-15 gradësh. Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime, ndërsa  vranësirat shfaqen të lehta e kalimtare në territor, më të dukshme në jug dhe zonat lindore.

Era sot do të fryjë e lehtë dhe rrallëherë mesatare nga drejtimi verilindor gjatë paradites, ndërsa vonë pasdite ajo merr drejtim jugor duke bërë që masa ajrore më të ngrohta të Mesdheut Jugor të ngjiten lart drejt gadishullit të Ballkanit.